Immobile përfshihet në aksident të frikshëm pranë stadiumit “Olimpico”

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në një aksident të frikshëm pranë stadiumit Olimpico në Romë, teksa makina e tij është përplasur me një tramvajë. 33-vjeçari shpëtoi pa dëmtime serioze teksa pati probleme vetëm në krah.

“Corriere Dello Sport” raporton se nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar më rëndë një person i cili është shoqëruar nga ambulanca për në spital.

Ndërkohë, sa i takon rrethanave të aksidentit, Immobile pretendon se faji ishte i tramvajit që kaloi me semafor të kuq dhe më pas u përplas me makinën e futbollistit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?