Iniesta i jep lamtumirën Spanjë: Po largohem me trishtim të madh!
Andres Iniesta ka njoftuar lamtumirën nga kombëtarja pas eliminimit me Rusinë nga 1/8-at e fazës finale të Kupës së Botës.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me “La Roja”-n. Në nivelin individual përfundon një epokë e mrekullueshme. Ndonjëherë fundi nuk është siç shpresojmë. Po largohem me trishtim të madh, si të gjithë. Nuk është sigurisht mënyra më e mirë për t’i thënë lamtumirë kombëtares, por në futboll mund të ndodhë edhe kjo”, ka thënë mesfushori spanjoll.
Lamtumira e ish-yllit të Barcelonës tashmë, vjen pothuajse tetë vjet nga momenti i shënimit të golit të vetëm në suksesin e vetëm të Kupës së Botës me Spanjën të Iniestës.
No podemos más que decirte gracias, @andresiniesta8. Nos diste la gloria, nos llevaste a lo más alto.
Compañero ejemplar, único, irrepetible.
Eternamente gracias, Andrés https://t.co/T2EeIa08pU pic.twitter.com/wntgp9avDj
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) July 1, 2018
KOHA JONË SONDAZH

