FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Insigne injoron Ronaldon: Nuk i fiton i vetëm ndeshjet, unë preferoj Messin!

Transferimi i Cristiano Ronanldos nuk është pritur aspak mirë nga rivalët e bardhezinjve në kampionat. I pari që ka reaguar kundër portugezit ka qenë sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, i cili duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, ka krijuar polemikat e para.

“Unë jam kureshtar të shoh se si do të përshtatet ai në ligën tonë. Me siguri nuk do të jetë në gjendje t’i fitojë i vetëm ndeshjet, por unë preferoj Messin. Nuk dua të di nëse ai ka pesë “Topa të Artë”. Ari do të thotë diçka, jo gjithçka

Mbrojtjet italiane janë të forta, por në një turne të gjatë ne do të shohim. Ndoshta Ronaldo do të jetë i kursyer për në Ligën e Kampionëve, i cili është qëllimi i tij i madh, si edhe i Juventusit. Napoli ka luajtur në 1/8 finale të Champions-it, dy sezone më parë, por Ronaldo nuk mundi të na shënonte asnjë gol”, deklaroi Insigne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?