Insigne lëshon akuza të rënda për arbitrin Rocchi pas humbjes ndaj Romës

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, ka lëshuar akuza të forta për gjyqtarin Rocchi dhe VAR-in pas ndeshjes së humbur kundër Romës.

“Duhet të pyesni Rocchin pse nuk e dha penallti në rastin e Lozanos, nëse atij i është ndërhyrë brenda ose jashtë zonës. E pyeta Rocchin nëfund të ndeshjes për atë që ndodhi dhe ai më tha se VAR-i i kishte komunikuar penalltinë, ndërsa vetë kishte parë se lojtari kishte simuluar.

Kur i kërkova shpjegime ai më drejtoi gishtin dhe më tha: ‘Ke bërë më shumë gabime në fushë se unë’. Nuk e gjykoj atë, më vjen keq, nuk i thashë asgjë, thjesht e pyeta se pse VAR i tha diçka, ndërsa ai zgjodhi diçka tjetër. VAR-i punon për ekipet e tjera, ndërsa për ne jo. Duhet të funksionojë për të gjithë”, deklaroi Insigne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?