FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Insigne: Sarri te Juvja do të ishte tradhti, shpresoj të ndryshojë mendje

Nga grumbullimi ku është pjesë e Italisë, Lorenzo Insigne ka folur për zërat që e çojnë Maurizio Sarrin te Juventusi.

“Për ne napolitanët ka bërë shumë, është një profesionist, por do të jetë një tradhti. Nëse shkon te Juventusi do na dëmtojë, por nuk mund të ankohemi, sepse ne na ka dhënë shumë. Është e vështirë të imagjinohet në atë stol, ai dëshiron të kthehet në Itali, por shpresoj që të ndryshojë mendje”, deklaroi Inzigne.

Në lidhje me mundësinë e largimit nga Napoli, sulmuesi shtatshkurtër u shpreh” “Kam shumë presion, njerëzit presin shumë prej meje, por periudha e keqe ka kaluar. Fakti që Napoli nuk fiton prej kohësh, na bën keq”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?