FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter dhe Manchester United në konkurrencë për Ivan Rakitic

Ivan Rakitic është vendosur në merkato nga klubi katalanas dhe do të shqyrtojnë ofertat që do të vijnë në drejtim të mesfushorit.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “SPORT”, Barcelona nuk dëshiron të rinovojë kontratën me kroatin, e cila skadon pas 2 vitesh.

Katalanasit shpresojnë të fitojnë sa më shumë nga shitja e 31-vjeçarit dhe do t’i marrin në konsideratë të gjitha ofertat për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanjollët kërkojnë të paktën 50 milionë euro për mesfushorin, dhe dy skuadrat  interesuara për të janë, Interi dhe Manchester United.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit anglezë e shikojnë Rakiticin si zëvendësuesin ideal të Pogbasë, i cili pritet të largohet së shpejti, dhe do të tentojnë ta transferojnë në “Old Trafford”.

Gjithashtu edhe Interi ka shfaqur interes prej kohësh për lojtarin, i cili gjithashtu do ta pëlqente një transferim në Milano, për t’u vënë nën urdhrat e teknikut Conte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?