Inter i papërmbajtshëm në merkato, Sanchez dhe Biraghi vishen zikaltër

Interi nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato. Pasi mbylli me suksesin shkëmbimin Dalbert-Biraghi me Fiorentinë, me brazilianin që kaloi në Firence në formë huazimi dhe mbrojtësin e majtë italian që u rikthye në shtëpi në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro, zikaltrit kanë mbyllur edhe operacionin Alexis Sanchez.

 

“El Nino Maravilla” mund të konsiderohet lojtari më i ri i Interit. Sanchez në orët e ardhshme do të zbarkojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u vendosur menjëherë në dispozicion të Antonio Contes. Sanchez do të transferohet tek Interi në huazim të thjeshtë dhe pa të drejtë blerjeje me zikaltrit që nuk kanë derdhur në arkat e Manchester United asnjë qindarkë kjo falë punës së shkëlqyer të dyshes Marotta-Ausilio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket pagës prej 12 milionë eurosh në sezon që përfiton Sanchez të “Djajtë e Kuq”, Interi do t’i paguajë lojtarit vetëm 5 milionë euro ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga United. 30-vjeçari kilian ka edhe dy vite kontratë me 20-herë kampionët e Anglisë por nëse Alexis bind në sezonin e tij të parë me skuadrën italiane atëherë Interi dhe United do të nisin bisedimet për blerjen përfundimtare të lojtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?