FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter nuk ndalet, pas Icardit do largimin e një tjetër ylli

Pas largimit të Mauro Icardit drejt Paris Saint Germain, te Interi po lëvizin gurët për të hequr “qafe” një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për Gabriel Barbosa, i cili edhe pse në pronësi të Interit më shumë është aktivizuar me skuadra të tjera. Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer këtë sezon me Flamengo, e cila kërkon të zgjasë periudhën e huazimit, që skadon në fund të vitit 2019.

Madje, sipas asaj që raporton gazetari i “Calciomercato.com”, Fabrizio Romano, klubi brazilian është i gatshëm për ta blerë Gabigol. Deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare, por negociatat vazhdojnë në bazë të 18 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç tarifës së transferimit, ekziston edhe një shqetësim tjetër që duhet të zgjidhet: paga e sulmuesit. Aktualisht, siç shprehet Romano, është shumë e lartë dhe Flamengo do të dëshironte ta ulte atë. Sidoqoftë, ekziston optimizmi se çështja do të zgjidhet dhe në ditët e ardhshme pritet të kemi të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?