Inter vendim drastik për Icardin, asnjë minutë nën drejtimin e Contes

Thyerje totale mes Interit dhe Mauro Icardit. Palët janë gjithmonë e më larg gjetjes së një marrëveshje. Pasi u la jashtë ekipit për turneun e miqësoreve në Azi, argjentinasi vazhdon të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës edhe pse nuk ka asnjë dëmtim.

 

Drejtuesit zikaltër me Giuseppe Marotta-n në krye dhe Pier Ausilion, nuk dëshirojnë ta shesin te rivalët e Juventusit. Ndërkohë që mediat italiane raportojnë se në rast se do të qëndrojë, ai nuk do të zbresë kurrë në fushë nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Icardi nuk do të jetë në listën e skuadrës as në kampionat dhe as në Champions League. Kjo gjë mund të bëjë që Wanda Nara të nisë një betejë ligjore me Interin, duke bërë që më pas të përfundojë edhe me kosto zero te bardhezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?