Interi barazon në miqësoren ndaj ekipit arab të Ronaldos (VIDEO)

Inter dhe Al Nasr nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në duelin e luajtur në “Nagai Stadium”. Sfida në fakt nisi më mirë për skuadrën e Cristiano Ronaldos që do të kalonte e para në avantazh.

Në minutën e 23-të, Ghareeb shënon një super gol pas një topi të bukur që mori nga shoku i tij. Kundërpërgjigja e Interit vjen në fundin e pjesës së parë me një nga blerjet e reja, Frattesi. Ai do të shënonte me kokë pas një krosimi nga e djathta.

Kristjan Asllani u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, por nuk mundi që të linte shenjë. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?