Interi bën gati para nga shitja e Brozovic për serbin e Udinezes
Interi duket se ka hequr dorë nga Davide Frattesi, pasi në orët e fundit ka shtuar ndjeshëm interesimin për serbin Lazas Samardzic. Ky i fundit është pjesë e Udineses prej dy sezonesh dhe numëron një total prej 7 golash të shënuar në 63 ndeshje të luajtura.
Mesfushori i talentuar shihet si profili i duhur jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, dhe për më tepër, ka një vlerë kartoni prej rreth 17-18 milionë eurosh, aq sa zikaltrit morën nga shitja e Brozovic.
Mbetet të shihet në ditët në vijim, por nuk përjashtohet as mundësia e një tjetër ofertë për Frattesin.
KOHA JONË SONDAZH

