Interi bën prapakthehu, tani ofron Nainggolan dhe para për Zaniolon

Interi nuk është shembulli më i mirë i menaxhimit të të rinjve me prespektive. Dy vite më parë klub zikaltër ofroi fantazistin Niciolo Zaniolo dhe një shumë të konsiderueshme parash, për të marrë në Milano mesfushorin belg Radja Nainggolan, një emër i preferuar nga trajneri i asaj kohe Luciano Spalletti.

Por kur kanë kaluar dy sezone, Zaniolo ka shpërthyer dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të shumta europiane, ndërsa Nainggolan, pas një sezoni në hije në Milano, u huazua për një vit te Cagliari.

Këtë verë belgu do të rikthehet sërish në Milano, ndërsa vazhdimisht ka theksuar se do të dëshironte të luante sërish me fanellën e Romës, aty ku shkëlqeu për disa sezone dhe bëri për vete tifozët verdhekuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Interit po mendojnë t’i ofrojnë Romës belgun dhe një sasi parash, për të marrë sërish në Milano fantazistin Zaniolo, duke qenë se ende kanë në pronësi 15% të kartonit të tij. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi Roma kërkon një shifër të majme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?