Interi dështon sërish në merkato, Akanji është pranë kalimit te City
Në Angli janë të bindur: Manuel Akanju është një hap larg transferimit te Manchester City. Sipas The Athletic UK, “qytetarët” kanë arritur akordin me Dortmundin për të marrë në Premier League mbrojtësin zviceran.
Kontrata e tij skadonte në vitin 2023, duke bërë që City të bëjë gati çekun prej 17.5 milionë euro. Lojtari ndërkohë do të marrë një shumë të majme që shkon në 5.5 milionë euro në sezon.
Interi në këtë mënyrë befasohet në fundin e merkatos, pasi prej javësh apo muajsh e ndiqte me shumë interes. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

