Interi fiton me lehtësi ndaj Empolit, Lukaku shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Interi rikthehet të fitojë pas 6 ndeshjesh, duke marrë një fitore të thellë 3-0 në në transfertën ndaj Empolit.

Romelu Lukaku ishte heroi i Interit në këtë takim, pasi shënoi dy golat e parë, në pjesën e dytë, ndërsa rezultati u vulos nga Lautaro Martinez në minutat e fundit, me argjentinasin që përfitoi nga një gabim i Ismajlit në mbrojtje.

Inzaghi la në pankinë një pjesë të mirë të titullarëve, për t’i pasur në dispozicion për sfidën e të mërkurës ndaj Juventusit. Asllani luajti vetëm pak minuta në fundin e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?