Interi fiton me përmbysje spektakolare në fund ndaj Lazios (VIDEO)

Inter ka arritur një fitore të madhe me përmbysje 3-1 Lazion në 12 minuta në “San Siro”. Bardhekaltrit kaluan të parët në avantazh me anë të Felipe Anderson, i cili do të shënonte në pjesën e parë pas një gabimi të Acerbit.

Pjesa e dytë foli tërësisht për zikaltrit, që rikthyen baraspeshën në minutën e 78-të me anë të Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi një asist të Lukakut për të dërguar topin në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më vonë ishte Lukaku sërish që asistoi në mënyrë perfekte për Gosens. Në të 90-ën ishte Vecino, që si një ish-zikaltër, i dha një dhuratë Lautaros, me argjentinasin që nuk gaboi përballë portierin, duke vulosur fitoren e Interit dhe dopietën personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 57 pikëve, aq sa kanë edhe Milani e Roma, ndërsa Lazio mbetet në kuotën e 61 pikëve në vendin e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?