Interi fiton me “poker” ndaj Sassuolos, merr përkohësisht vendin e dytë (VIDEO)

Interi i shkon gjithnjë e më pranë kualifikimit për në Champions League. Skuadra zikaltër fitoi 4-2 ndaj Sassuolos dhe tashmë mban vendin e dytë me 66 pikë, po aq sa Juventusi.

Lukaku do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 41-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Tressoldi shënoi autogol. Lautaro tri minuta më pas do të realizonte golin e tretë.

Sassuolo gjithsesi nuk u dorëzua dhe do të shënonte dy gola me Henrique dhe Frattesin. Interi ndërkohë do të shënonte golin e sigurisë në fundin e kohës së rregullt. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?