FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi fiton mes polemikash ndaj Cagliarit, Torino befason Atalantën (VIDEO)

Interi ka arritur që të marrë një fitore me shumë vuajtje dhe polamika ndaj Cagliarit në transfertë 2-1. Skuadra e Contes, ndryshe nga sfida me Lecen nuk e ka pasur aspak të thjeshtë në Sardenjë.

Zikaltrit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 27-të me një gol të shënuar nga Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga krahu i majtë. Cagliari u kundërpërgjigj mjaft mirë në pjesën e dytë duke gjetur golin e barazimit me Joao Pedron, po me një gol të shënuar me kokë.

Vendasit luajnë më mirë, ndërkohë që ju afruan edhe golit të avantazhit. Në momentin e tyre më të mirë Interi fitoi një penallti pasi Sensi rrëzohet në zonë. Për arbitrin është penallti edhe pse duket i dyshimtë. Nga pika e bardhë shkoi Romelu Lukaku, duke arritur që të shënonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi belg ishte në hije gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që ky ishte golin i dytë në kampionat. Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Juventusi dhe Torino. Këta të fundit morën një fitore surprizuese 3-2 ndaj Atalantës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?