Interi fiton një tjetër derbi me Milanin, shumë pranë transferimit të Frattesit

Pasi fitoi katër nga pesë derbit sezonalë në fushën e lojës, Interi po përgatitet të fitojë edhe derbin e dytë në merkato. Pas Marcus Thuram, skuadra zikaltër është shumë pranë blerjes së Davide Frattesit.

Sipas asaj që raportojnë specialistët e merkatos Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, mesfushori i Sassuolos është shumë pranë ndryshimit të ekipit. Beppe Marotta duket se e ka mbyllur këtë tratativë për 25 milionë euro plus kartonin e Samuele Mulattierit.

Milani u përpoq të ndërhynte në këtë negociatë duke ofruar edhe kartonin e Lorenzo Colombos ose Daniel Maldinit, por pa sukses. Frattesi në këtë mënyrë do të jetë përforcimi i radhës së Interit, që gjen menjëherë zëvendësuesin e Brozovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?