Interi heq dorë nga Lukaku, shkak bëhet Juventusi

ROME, ITALY - MAY 06: Romelu Lukaku of FC Internazionale celebrates after scoring the team's second goal during the Serie A match between AS Roma and FC Internazionale at Stadio Olimpico on May 06, 2023 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Interi ka hequr dorë nga përpjekjet për rikthimin e Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg, i cili ishte i huazuar në ekipin e Simone Inzaghit në sezonin e fundit, u rikthye te Chelsea, teksa klubi italian po bënte përpjekje për rikthimin e tij.

Megjithatë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Interi ka vendosur të lërë negociatat për sulmuesin belg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë vendim do të njoftohet së shpejti edhe Chelsea. “Nerazzurrët” thuhet se morën këtë vendim pasi janë të zemëruar për bisedimet mes Lukakut dhe Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zonja e Vjetër” dhe Arabia Saudite tani mbeten opsionet për reprezentuesin e Belgjikës. Juventusi mund të nënshkruajë me 30-vjeçarin, vetëm nëse fillimisht e shesin Dusan Vlahovicin.

Ndryshe, Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?