Interi i falet dopietës së Lukakut, mund mes polemikash Bolognën (VIDEO)

Interi arrin që të marrë një fitore me përmbysje 2-1 në transfertën ndaj Bolognës. Zikaltrit kanë vuajtur shumë në “Renato Dall’Ara”, teksa vendasit luajtën mjaft mirë duke qenë në disa raste edhe dominues. Në fraksionin e parë Handanovic bën disa ndërhyrje mjaft të mira duke ndalur një goditje të rrezikshme të Sansones.

 

Në minutën e 59-të, Roberto Soriano lëshon një të djathtë të hidhur, e cila nuk arrihet që të ndalet nga Handanovic, i cili zgjatet, por e ka të pamundur për ta arritur. Interi reagon mjaft mirë pas pësimit të këtij goli duke u hedhur në sulm, por Skorupski ishte në një mbrëmje të madhe duke neutralizuar disa aksione të rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portieri i Veronës, do të dorëzohej në minutën e 75-të, teksa Lukaku arrin që ta shtyjë topin në rrjetë, pas një pritje të tij. Në minutat e fundit loja bëhet e hapur, teksa në fundin e kohës së rregullt, Interi fiton një penallti të dyshimtë pas një dueli mes Lautaro Martinez dhe Orsolinit, por arbitri La Penna nuk kishte asnjë dyshim. Nga pika e bardhë Lukaku do të shënonte golin e dytë personal. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?