Interi ka gati dhe një plan B dhe C për sulmin, synon sulmuesin kroat
Romelu Lukaku me shumë mundësi do të përfundojë te Juventusi, duke bërë që Interi të ndryshojë strategjinë në merkato. Tashmë objektivi primat për sulmin është Edinson Cavani. Zgjedhja më e thjeshtë ndërkohë është kroati Ante Rebic, sulmuesi i Entraht Frankfurtit.
Vlera e kartonit të kroatit shkon në 40 milionë euro, teksa gjysma e tyre do të shkojë në arkën e Fiorentinës që zotëron gjysmën e kartonit të tij. Me vjollcët ai ka luajtur një sezon e gjysmë , duke shënuar 3 gola mes kampionatit dhe kupës.
Shokë skuadre me Brozovic dhe Perisic në kombëtare, Rebic mbetet plani B apo C për Interin. Pas Cavanit, që është emri më i kërkuar në merkato, Conte synon që të afrojë Dzekon, një dëshirë e vjetër e tij. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

