Interi mund Atalantën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League (VIDEO)

Interi ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League-n e edicionit të ardhshëm. Skuadra zikaltër mori një fitore 3-2 në duelin e mbrëmjes ndaj Atalantës.

Skuadra e Inzaghit vijoi formën fantastike duke e zgjidhur ndeshjen që në 3 minutat e para me dy gola. Fillimisht shënoi Lukaku pas një asisti nga Martinez, ndërkohë që më pas do të shënonte Barella golin e dytë.

Atalanta provoi të rikthehej në lojë me një gol të Pasalic në minutën e 36-të, por Lautaro Martinez në minutën e 77-të vulosi fitoren e skuadrës së Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i Muriel në shtesë kishte vlerë sa për statitika. Finalistët e Championsit ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?