Interi mund Juventusin e “përgjumur”, shkon në finalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Interi është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë për vitin 2023. Skuadra zikaltër mori një fitore minimale 1-0 në duelin e kthimit ndaj Juventusit, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Ekipi i Inzaghit ishte dominues, duke ju falur vetëm një goli të Dimarcos në minutën e 15-të.

Më pas Lautaro dhe Dzeko do të shpërdoronin disa mundësi të mira shënimi. Në krahun tjetër Juventusi është i përgjumur, duke mos rrezikuar asnjëherë portën e Onanës.

15’ GOOL Interi gjen golin e avantazhit. Barella shërben një top për Dzekon, por ai që përfiton është mbrojtësi Dimarco, i cili me një goditje të lehtë arrin të gjejë të papërgatitur portierin Perin.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1651304757355479080

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?