Interi mund me vështirësi Spal-in, Quagliarella kalon Ronaldon (VIDEO)

Interi vazhdon të vuajë pa Mauro Icardin, por ka rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme 2-0 ndaj Spal. Zikaltrit vuajtën shumë për të gjetur golin e avantazhit, teksa goli i Lautero Martinez u anulua për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi argjentinas.

Në minutën e 67-të, Politano godet mjaft mirë me të majtën në zonë duke gjetur golin e avantazhit. 10 minuta më pas ishte Gagliardinime një veprim të ngjashëm, i cili shënoi dhe golin e dytë. Interi ruan ritmin e Milanit, duke arritur në kuotën e 50 pikëve, një më pak se kuqezinjtë.

Sampdoria u mund 1-2 nga Atalanta, por tek dorianët ka festë për Fabio Quagliarellën, i cili me golin e shënuar nga pika e bardhe ka arritur në kuotën e 20 të tillëve këtë sezon, një më shumë se Ronaldo. Zapata dhe Gosens shënuan për ekipin e Gasperinit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?