FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi nuk heq dorë nga Lukaku, nisin sërish negociatat me United

Nuk ka paqe mes Romelu Kukakut dhe Manchester United, teksa futbollisti belgvijon që të stërvitet me ekipin e Anderlech në pritje që të mësojë ekipin e ri. Mediat angleze shkruajnë se Djajtë e Kuq i kanë vendosur një gjobë shumë të kushtueshme. “The Mirror” ka zbuluar se bëhet fjalë për 400 mijë euro, duke e gjobitur me rrogën e dy javëve.

 

Interi ndërkohë kërkon që të përfitojë nga situata, teksa agjenti Federico Pastorello ka udhëtuar në Londër për të bërë një tjetër propozim për United. Zikaltrit synojnë që të fitojnë duelin me Juventusin për sulmuesin, teksa bardhezinjtë për momentin nuk po bëjnë asnjë lëvizje pas refuzimit të Dybala-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me merkaton që do të mbyllet brenda 24 orësh, Manchester United mund të pranojë një ofertë më të ulët se 85 milionë euro, sa është edhe shifra e kërkuar prej tyre gjatë kësaj vere. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?