FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi nuk ndalet në merkato, arrihet akordi me Fiorentinën për shkëmbimin e mbrojtësve

Interi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Seria A me një fitore 4-0 ndaj Lecces, por puna në merkato nuk ka marrë fund këtu. Zikaltrit kanë arritur një marrëveshje me Fiorentinën për shkëmbimin kokë më kokë mes Christian Biraghit dhe Dalbert.

Akordi është arritur për shifrën e 10-12 milionë eurove, që do të paguhet nga të dyja klubet sezonin e ardhshëm, pasi do të qëndrojnë nga një vit n huazim.

Francezi në këtë mënyrë do të mbyllë shumë shpejt aventurën tek Interi, teksa Conte dëshiron një futbollist italian në krahun e majtë, për tia bashkëngjitur Asamoah-s. Skuadra e Contes nuk do të ndalet me kaq, pasi është në kërkim edhe të Alexis Sanchez, me të cilin është arritur një marrëveshje. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?