Interi nuk ndalet në merkato, ka gati një super shkëmbim me Romën

Edin Dzeko tek Inter dhe Mauro Icardi te Roma duket gjithnjë e më shumë një shkëmbim i mundshëm. Prej javësh tratativat mes dy klubeve vijojnë dhe falë shitjes së Ivan Perisic te Bayern Munich, mund të bëjë që zikaltërit të shtojnë ofertën për boshnjakun duke e çuar në 18 milionë euro.

 

Klubi verdhekuq ndërkohë nuk dëshiron që të lirohet nga sulmuesi pa siguruar zëvendësuesin e tij, dhe përderisa nuk po arrihet ende një akord me Higuain, po mendojnë për ish-kapitenin zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mauro Icardi do të ishte një zgjedhje ideale, teksa një ofertë prej 35 milionë eurosh dhe boshnjaku do të bindnin Interin për ta lënë të lirë, duke i kënaqur të dyja klube. Problemi qëndron te sulmuesi argjentinas, i cili nuk është i bindur për këtë transferim, pasi kërkon vetëm një lëvizje te Juventusi. Në ditët në vijim pritet që të mësohet edhe më shumë për fatin e Icardit dhe Dzekos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?