Interi nuk ndalet në merkato, rinovon zyrtarisht me dy lojtarë

Interi është shumë aktiv në këtë merkato jo vetëm në dalje dhe në hyrje, por dhe në konsolidimin e grupit që ka pasur në sezonet e fundit. Mediat italiane njoftojnë se së fundmi Alessandro Bastoni ka rinovuar kontratën zyrtarisht. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Bastoni ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me zikaltrit të paktën për pesë sezonet e ardhshme, deri më 2028. Ai u ble në vitin 2017 nga Atalanta, por më pas u la në formë huazimi te skuadra e Parmës deri në vitin 2019.

Bastoni është kthyer në një nga lojtarët kryesorë zikaltër dhe konfirmon besimin, pavarësisht ofertave të shumta. Calhanoglu ndërkohë ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?