Interi piketon Edin Dzekon për të zëvendësuar Lukakun!
Paralelisht me shitjen e Romelu Lukakut, te Interi po punojnë edhe për të gjetur zëvendësuesin e numrit 9. Edhe pse fillimisht u përmendën dy emra Duvan Zapata dhe Dusan Vlahovic si alternativa të para për të zëvendësuar Big Room, duke pasur parasysh buxhetin e reduktuar që do të kenë në dispozicion, në pole-position për të zëvendësuar 28-vjeçarin është Edin Dzeko.
Zikaltrit i janë rikthyer pistës që të çon te sulmuesi boshnjak i cili ka edhe një vit kontratë me Romën por për shkak të pagës së lartë prej 7,5 milionë eurosh në sezon dhe moshës së madhe me Dzekon që në mars ka mbushur 35-vjeç, verdhekuqtë mund ta lirojnë me parametër zero, gjithmonë nëse lojtari ua kërkon.
Interi mund ta bindë Dzekon me një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon dhe me boshnjakun në skuadër, Interi do të kishte po të njëjtat shpatulla të gjera si me Lukakun.
KOHA JONË SONDAZH

