Interi pranë akordit për zëvendësuesin e Lukakut
Interi është pranë transferimit të Edin Dzekos. Mediet italiane raportojnë se klubi zikaltër dhe sulmuesi boshnjak e kanë arritur marrëveshjen për një kontratë dyvjeçare.
Roma po kërkon një zëvendësues para se të jap “ok”-in përfundimtar për këtë transferim. Boshnjaku do të zbarkojë në Milano në krahun zikaltër për të marrë vendin e Romelu Lukakut, i cili do t’i bashkohet Chelsea-t.
Në rast se gjithçka shkon sipas këtij sezoni, Roma do të detyrohet të kthehej në merkato për një sulmuesi të ri, për të mbushur boshllëkun që do të lërë poshnjaku.
KOHA JONË SONDAZH

