Interi rikthehet te fitoret, mund Leccen me Lautaron dhe Mkhitaryan (VIDEO)
Inter është rikthyer te fitoret në kampionat. Zikaltërit mundën 2-0 në shtëpi Leccen, duke shkuar kështu në kuotën e 50 pikëve, 15 më pak se Napoli kryesues.
Mkhitaryan do të zhbllokonte ndeshjen pas gjysmë ore lojë. Më pas, vulën përfundimisht këtij suksesi ia vendosi Lautaro, me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë.
Lecce nuk bëri asgjë në këtë takim, teksa mendoi vetëm për t’u mbrojtur. Ndeshja e radhës për ekipin e Inzaghit është ajo ndaj Spezias në transfertë.
KOHA JONË SONDAZH

