Interi shpërblen Inzaghin, bën gati kontratën e re deri në vitin 2025
Arritja në finalen e Championsit dhe katër trofe në dy vite, kanë bërë që eksperienca e Inzaghit te Interi të konsiderohet pozitive. Drejtuesit zikaltër janë gati që ta shpërblejnë me një kontratë të re.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se palët kanë nisur negociatat që “martesa” mes Inzaghit dhe Interit të vazhdojë më gjatë. Kontrata aktuale e Inzaghit skadon në vitin 2024, ndërsa rinovimi do të vijë deri në vitin 2025.
Gazeta italiane bën me dije edhe kohën se kur do të zyrtarizohet kjo marrëveshje e re mes palëve. Me shumë mundësi, Simone Inzaghi do të nisë sezonin e ri me Interin me një kontratë të re.
KOHA JONË SONDAZH

