Interi thyen rekordin e Milanit për arkëtime nga biletat, kalon dhe “El Clasicon”

Rekordi i Milanit në ndeshjen e parë sa i përket arkëtimeve nga biletat ishte impresionues, por nuk ka rezistuar gjatë. Interi sipas mediave italiane do ta thyejë të martën në mbrëmje në duelin e kthimit.

Kuqezinjtë fituan 10 milionë euro në duelin e parë që ishin siorganizues të ndeshjes, ndërkohë që ekipi zikaltër sipas “Gazzetta.it” do të fitojë 2 milionë euro më shumë.

Sapo kanë dalë në shitje biletat Interi ka njoftuar se kërkesa ka qenë për 500 mijë, por sigurisht që kapaciteti është vetëm 75.532. Sa për të bërë një krahasim interesant, në El Clasicon e fundit, ku kapaciteti është 95.745 spektatorët, skuadra e Barcelonës arkëtoi 8.2 milionë euro. Shifrat duken vërtet të çmendura. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?