Interi tjetër “fytyrë” në Seria A, mundet edhe nga Monza (VIDEO)
Champions League dhe Seria A janë dy botë të ndryshme për Interin këtë sezon. Pas suksesit ndaj Benficës, skuadra zikaltër është rikthyer në kampionat duke pësuar një tjetër humbje, këtë herë ndaj një rivali modest si Monza.
Skuadra e Inzaghit vuan shumë në konkretizimin e rasteve që krijon para një stadiumi që ishte i mbushur. Monza nga ana tjetër luan mirë dhe arrin të gjejë golin e vetëm të ndeshjes.
Në minutën e 77-të, pas një goditje nga këndi, Caldirola godet mjaft mirë me kokë, duke shtangur portierin Onana, i cili e shoqëron topin me sy në rrjetë. Interi provoi deri në fund të shënonte, por Dzeko ishte në një mbrëmje aspak të mirë. Interi mbetet në kuotën e 51 pikëve në vendin e pestë dhe rrezikon pjesëmarrjen në Champions në sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
https://twitter.com/i/status/1647334802595495937
KOHA JONË SONDAZH

