Inzaghi bind presidentin Zhang, gati rinovimi për strategun italian

Soccer Football - Champions League - Quarter Final - Second Leg - Inter Milan v Benfica - San Siro, Milan, Italy - April 19, 2023 Inter Milan coach Simone Inzaghi reacts REUTERS/Alessandro Garofalo

Rezultatet shumë të mira në këtë fund sezoni mund të bindin drejtuesit e Interit për të hequr dorë nga ideja që të shkarkojnë Simone Inzaghi. Një muaj më parë situata ishte totalisht ndryshe, me isha-strategun e Lazios, i cili ishte thuajse i larguar pas disa rezultateve radhazi zhgënjyese.

Gjithsesi situata ndryshoi për pak ditë dhe Interi arriti në finalen e Championsit, fitoi Kupën dhe siguroi kualifikimin në Champions. Tashmë presidenti Steven Zhang sipas La Gazzetta dello Sport, i ka bindur drejtuesit për të vijuar aventurën te zikaltërit.

Admirimi i numrit një nga Kina për të nuk ka mundurar asnjëherë, por tashmë pritet me shumë interes dhe paraqitja në finalen e 10 qershorit, ndaj City-it në Stamboll. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?