Inzaghi: Gjysmëfinalja arritje e madhe, por duhet kujdes ndaj Benficës

Interi kërkon të rikthehet në gjysmëfinale të Champions League pas 13 viteve, kur ishte me Jose Mourinhon në krye. Pas triumfit 2-0 në Lisbonë, skuadra zikaltër do të përpiqet që të menaxhojë rezultatin. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kërkon që skuadra e tij të menaxhojë ndeshjen deri në fund.

“Ne e dimë qartë se është akti i dytë i një përballjeje ku kemi avantazhin e dy golave. Do të duhet të luajmë lojën tonë pa bërë llogari, duke e ditur që kundërshtari është i vlefshëm. Do të na duhet një ndeshje me intensitet të madh si në Lisbonë për ta mbuluar mirë fushën. Duhet të luajmë të gjithë së bashku.

Benfica është një ekip fizik dhe teknik, që sigurisht që do të na krijojë disa vështirësi. 90 minutat e nesërme do të jenë shumë të rëndësishme dhe të vështira. Jam i bindur që të gjithë së bashku, me ndihmën e tifozëve, mund ta dalim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të jesh mes 4 skuadrave më të mira në Evropë nuk ndodh shpesh. Ne e dimë se në Serie A humbëm pikë të rëndësishme, që na ngadalësuan. Fokusi ynë tani është vetëm te Benfica, për të tjerat do të mendojmë pas të mërkurës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Largimi i mundshëm në fund të sezonit? Nuk ka asgjë të çuditshme. Para Barcelonës ishte e njëjta gjë, edhe para Portos. Po ndodh kjo gjë edhe para Benfica, gjithashtu. Jam mësuar, por përderisa më kritikojnë nuk është problem.

Më mirë të më kritikojnë mua sesa lojtarët. Sa për mua dhe stafin tim, këto kritika na ndihmojnë të punojmë gjithnjë e më shumë. Duhet të jemi të mirë në izolimin nga çfarë thuhet, për t’i dhuruar vetes një mbrëmje të mrekullueshme, që do të na mundësonte të jemi në mesin e katër më të mirëve në Evropë. Do të ishte një arritje e madhe”, deklaroi Inzaghi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?