Inzaghi i druhet Lecces: Jemi të zemëruar, të mos gabojmë më!

Interi pret në shtëpi Leccen nesër në orën 18:00 për javën e 25-të të Serie A. Zikaltrit vijnë në këtë përballje pas një disfate të hidhur javën e kaluar ndaj Bolognas në transfertë. Trajneri Inzaghi i druhet një tjetër hapi fals të loktarëve të tij ndaj ka krkuar shumë kujdes.

“Ne vijmë në këtë sfidë të zemëruar për rezultatin e fundit. Ne kemi analizuar gabimet e bëra në takimin e kaluar dhe shpresojmë të mos përsëriten më. Na pret një ndeshje e vështirë, pres një reagim nga lojtarët e mi. Lecce po bën një kampionat të shkëlqyer, do të duhet t’i kushtojmë vëmendje sepse ndeshjet janë të gjithë të vështira.

Grupi ynë është një grup i bashkuar dhe këtë gjë e kanë dëshmuar gjithmonë. Në një skuadër ka pezullime ose lëndime në çdo sezon. Me kalimin e kohës disa lojtarë kanë ndryshuar role, por gjithmonë kanë dhënë më të mirën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të kishim bërë më mirë në Serie A. Në këto 18 muaj kemi bërë disa gjëra të mira dhe duhet të shfrytëzojmë sa më shumë mundësi që na vijnë”, tha Inzaghi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?