Inzaghi: I lumtur për fitoren, por na duhet urgjentisht një mbrojtës

Interi mori një fitore të lehtë ndaj Cremoneses, por trajneri Simone Inzaghi nuk është shumë i kënaqur. Strategu italian kërkon që drejtuesit të transferojnë dhe një mbrojtës për të kompletuar skuadrën.

“Jam shumë i lumtur, kemi fituar një ndeshje jo të lehtë përballë një skuadre që ka grumbulluar më pak pikë nga sa meriton. Djemtë janë treguar të zotë duke fituar një sfidë të rëndësishme për ne.

Unë jam i shqetësuar nga fakti që na mungon një mbrojtës qëndron. Zhang ka bllokuar afrimin e Acerbit? Shoqëria di gjithçka, e di që kemi nevojë për të të afruar një tjetër lojtar, sepse në mbrojtje kemi 5 veta ndërkohë që duhet të jenë 6 për ndeshjet që na presin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të fitosh të jep energji, por nuk do të thotë asgjë. Është ende herët për të parë klasifikimin. Sot kam parë reagimin e një skuadre të pjekur. Shumë herë pas humbjeve dalim më të fortë dhe sot kam parë një skuadër më të fortë”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?