Inzaghi: Jam krenar për ekipin, në finale do të provojmë gjithçka

Simeone Inzaghi po bën një punë mjaft të mirë në drejtimin e skaudrës së Interit, duke e dërguar në finalen e Champions League dhe të Kupës së Italisë. Tekniku zikaltër nuk e fsheh kënaqësinë për këtë arritje dhe thekson se pavarësisht kundërshtarit, Interi do të provojë gjithçka.

“Jam shumë krenar për veten, klubin dhe këta djem, që nuk bëjnë pushim prej 1 prillit dhe na kanë dhuruar kënaqësi të jashtëzakonshme.

Kemi pasur një sezon të vështirë, por skuadr ka ditur të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe të marrë atë që do. Jemi këtu me meritë, duke kaluar kundërshtarë të vështirë, që nga faza e grupeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si Reali, ashtu edhe Manchester City janë dy ekipe të mëdha, ndaj do ta shohim me qetësi. Kushdo që të jetë, është skuadër e fortë, por ne jemi me meritë këtu dhe do të provojmë të bëjmë gjithçka”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?