Inzaghi projekton ndryshime në formacionin ndaj Salernitanës, Asllani pritet titullar

Interi do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e radhës në kampionat, për shkak se në mesjavë do të jetë e impenjuar në Champions League. Skuadra zikaltër do të luajë në një transfertë aspak të thjeshtë ndaj Salernitanës, teksa trajneri Inzaghi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion.

Onana pritet të vendoset në portë, ndërkohë që para tij do të rreshtohen Acerbi, De Vrij dhe Darmian. Në mesfushë risia duket se do të jetë Asllani, i cili më në fund do të rikthehet në fushë nga minuta e parë.

Dumfries dhe Gosens do të jenë nga krahët, ndërkohë që Mkhitaryan dhe Barella do të luanjnë më në qendër. Në sulm Lukaku do të luajë së bashku me Correa-n. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?