Inzaghi rrezikon shkarkimin nga Interi, ja dy emrat që mund ta zëvendësojnë

E ardhmja e Simone Inzaghit në stolin e Interit është gjithmonë e më afër lamtumirës. Rezultatet e trajnerit të zikaltërve në ndeshjet e fundit në Serie A, kanë zbritur dhe klubin nga zona Champions.

Klubi i Interit nuk dëshiron aspak të humbasë kohë dhe në rast të gabimeve të tjera, janë gati dhe alternativat. Siç raporton “Corriere dello Sport”, emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e zikaltërve janë Antonio Conte dhe De Zerbi.

Ky i fundit momentalisht është teknik i klubit anglez Brighton, të cilët i ka pozicionuar në vendin e 7-të të Premier Leagues. Drejtuesit zikaltër e pëlqejnë teknikun italian, por e vetmja gjë që i pengon është klauzola në kontratën e tij me klubin aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se Interi dëshiron të firmosë me De Zerbin, do t’i duhet të paguajë klauzolën e lirimit të tij që është 8-10 milionë euro. Gjithsesi opsioni Conte është më i mundshëm, pasi kujtojmë se ai i ka sjelle trofeun e fundit kampion në Seria A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?