Inzaghi si Allegri: Na duhen 10 pikë për të kaluar grupin, Bayerni favorit për Championsin
Interi kërkon të harrojë humbjen në derbi, teksa do të ketë një sfidë delikate në Champions League kundër Bayernit. Trajneri Simone Inzaghi në prag të ndeshjes vlerësoi rivalët si favorit në Champions League.
“Ne e dimë forcën e kundërshtarit tonë, grupi është shumë konkurrues. Vijmë nga zhgënjimi i derbit, e dimë se çfarë përfaqësonte për tifozët dhe për klubin tonë.
Grupi? E dimë se duhet të grumbullojmë 10 pikë në këtë grup. Nëse flasim në mënyrë objektive është një grup shumë i vështirë në raport me vitin e kaluar, por ne jemi Interi kështu që duhet të kemi mundësinë për t’u përballur me Bayernin. Ata janë një prej 3-4 skuadrave favorite për të fituar Championsin.
Kritikat konstruktive mua më pëlqejnë edhe t’i dëgjoj sepse më stimulojnë. Çdo ditë duhet të bëjë zgjedhje dhe kërkoj t’i bëj për të mirën e Interit”, deklaroi trajneri i Interit.
KOHA JONË SONDAZH

