Inzaghi: Tifozët duhet të ëndërrojnë, por duhet kujdes ndaj Benficës
Interi do të luajë ndaj Benficës në çerekfinale të Champions League. Trajneri Inzaghi sigurisht që e ka pritur mirë, pasi skuadra portugeze në letër cilësohej si një nga skuadrat më të lehta që mund të haste.
Strategu ka theksuar se tifozët zikaltër kanë të drejtë të ëndërrojnë, megjithatë ka bërë apel për kujdes ndaj Benficës që kanë eksperiencë në këtë kompeticion.
“Është një kënaqësi që Interi rikthehet të luajë në çerekfinalen e Championsit dhe me Benficën do të jenë dy ndeshje shumë të bukura, Kundërshtari ka traditë në Europë dhe kaloi grupet si vendi i parë, ndaj duhet kujdes. Megjithatë tifozët e Interit kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe duam t’u ofrojmë një tjetër kënaqësi”, tha Simone Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

