FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-arbitri i njohur anglez: E kuptoj zemërimin e skuadrës së PSG

Ish-arbitri ndërkombëtar, Mark Clattenburg, ka folur për “Daily Mail” në lidhje me përdorimin e VAR-it në penalltinë e dhënë në minutat shtesë nga Skomina. Gjyqtari dha 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Kimpembe, teksa sipas ish-arbitrit anglez ishte një vendim i gabuar.

“Për të qenë të qartë, arbitri Skomina ka aplikuar rregulloren. PSG është zemëruar për këtë vendim dhe unë e kuptoj.

Për mua nuk ishte penallti, Kimpembe nuk e prek me dashje topin me dorë. Në Premier League nuk do të ishte dhënë kurrë penallti, por UEFA ka dhënë instruksione të tjera pasi një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe me Schalken muajin e fundit”, deklaroi Clattenburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?