Ish trajneri korçarëve, Josa: Jam i shokuar nga lajmi i dënimit të Skënderbeut!

Mirel Josa, trajneri i Prishtinës, është shprehur i shokuar me vendimin e UEFA-s, sipas së cilit skuadra e Skënderbeut është pezulluar për dhjetë vjet pjesëmarrje në garat evropiane, ndërsa është dënuar edhe me një milion euro. “Ndihem shumë, shumë keq për këtë lajm. Vërtet jam i shokuar dhe nuk kam koment”, ka thënë Josa për Insporti.com.

Ai më herët ka qenë trajner i Skënderbeut, skuadër me të cilën ka pasur shumë suksese. “Ka dy vjet që jam shkëputur me Skënderbeun. Sidoqoftë, ky lajm është shumë i keq. Nëse UEFA vërtet ka fakte për ato që i ka thënë, atëherë duhet shikuar kush janë ata njerëz që kanë vepruar kundërligjshëm”, ka shtuar Josa.

Ai vlerëson se dënimi i skuadrës shqiptare është goditje e rëndë për futbollin. “Kjo është një gjë shumë e keqe për futbollin në përgjithësi, e për futbollin shqiptar në veçanti”, është shprehur Josa. Në raportet e mëhershme të UEFA-s ishte përmendur edhe emri i tij, por Josa ka thënë se ndihet plotësisht i pastër dhe nuk shqetësohet se çfarë shkruhet në media.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?