Italia kërkon 3 pikët në Armeni, zbulohet formacioni zyrtar
Italia do të zbresë në fushë pas pak minutash për të luajtur sfidë e eliminatoreve ndaj Armenisë. Në Yerevan, të kaltrit do të synojnë që të marrin një rezultat pozitiv për të qenë më pranë kualifikimit.
Trajneri Mancini ka vendosur që të zbresë në fushë me vendosjen 4-3-3. Në portë konfirmohet Donnarumma, në mbrojtje, Bonucci dhe Romagnoli në qendër, ndërkohë që në krahë aktivizohen Emerson dhe Florenzi. Në mesfushë aktivizohen Barella, Jorginho dhe Verrati, ndërkohë që sulmi i është besuar Belottit, i mbështetur nga Bernandeschi dhe Chiesa.
KOHA JONË SONDAZH

