Italia mund sërish Anglinë, fiton edhe stafetën e 4×100 metrave në Tokio (VIDEO)

Një tjetër medalje ari për Italinë, që ka arritur të dalë në vendin e parë në stafetën e meshkujve 4-100 për meshkuj. Kjo ishte medalja e 10-të e artë për “Të Kaltrit”.

Patta, Jacobs, Desalu dhe Tortu arritën që të kalonin të parët vijën e binishit. Vendimtare ishte sprinti i Tortu, i cili në metrat e fundit rikuperoi shumë ndaj britanikeve, me vetëm një të qindat e sekondës.

Koha e Italisë ishte 37.50 sekonda, ndërkohë që e Britanisë së Madhe 37.51. Për Italinë medalja e 10-të e artë i ngjit në vendin e 7-të, duke kaluar Gjermaninë, ndërkohë që numri i medalje shkon në 38. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?