James Rodriguez në Seria A, arrin akordin me klubin italian

James Rodriguez me shumë mundësi do të luajë në Seria A në sezonin e ri. Pas largimit nga huazimi nga skuadra e Bayernit, mediat italiane shkruajnë seCarlo Ancelotti e dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij yllin kolumbian me të cilin ka punuar te Reali i Madridit për një periudhë 1-vjeçare dhe e njeh shumë mirë.

 

Bayerni vendosi të mos e blejë kartonin e James pas huazimit 2-vjeçar, dhe tashmë kartoni i 27-vjeçarit i përket Realit të Madridit. Por as Los Blancos nuk e kanë në planet e tyre, futbollistin e Los Cafeteros dhe James është me valixhe në duar për t’u larguar sërish nga Madridi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kartonin e James Rodriguez, Napoli pritet të paguajë rreth 40 milionë euro ndërsa nuk përjashtohet as një kalim në formë huazimi te skuadra e Ancelottit. Vetë lojtari e ka arritur marrëveshjen me klubin e kaltër tashmë pritet vetëm që Napoli të gjejë akordin me Realin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?