Jasi Asani në super formë, zgjidhet në formacionin e muajit në Korenë e Jugut

Muaji mars ishte shumë i mirë për Jasir Asanin. Gola për ekipin e tij, ftesa në Kombëtare dhe debutimi si kuqezi ndaj Polonisë bënë që ai të ishte në qendër të vëmendjes.

Së fundmi sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare është përzgjedhur në formacionin e muajit në Korenë e Jugut. Ai ka shkëlqyer me Gëangju në kampionatin korean duke fituar në këtë mënyrë simpatinë e tifozëve. 3 golat e shënuar së fundmi, kanë bërë që Asani të zgjidhet në formacionin më të mirë të muajit mars.

Gjithashtu ai është përzgjedhur si lojtari më i mirë për muajin që lamë pas. Forma e tij e mirë është një garanci edhe për trajnerin Sylvinho, i cili i realizoi ëndrrën e madhe për të luajtur me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti shqiptar nga Shkupi, edhe pse në katër ndeshjet që është aktivizuar nuk ka luajtur i plotë, ka arritur të shënojë 4 gola, me një mesatare 1 gol çdo 57 minuta lojë, si asnjë tjetër në kampionatin korean.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?