Java e 25-të e Superiores zhvillohet të premten dhe të shtunën

Kalendari i javës së 25-të ka pësuar disa ndryshime për dy ndeshjet e ditës së shtunë. Kjo javë do të startojë ditën e premte me dy sfidat Kastrioti-Teuta dhe Kukësi-Bylis që do të startojnë në orën 13:00. Më pas në 16:00 do të luhet përballja Erzeni-Egnatia.

Vllaznia-Partizani e cila do të zhvillohet në “Loro Borçi” dhe Tirana-Laçi do të startojnë në orën 17:00.  Sa i përket ndeshjes Tirana-Laçi ndryshon gjithashtu edhe vendi ku do të zhvillohet.

Nuk do të jetë “Air Albania” që do të hapë dyert për kryeqytetasit, por ndeshja do të zhvendoset në “Elbasan Arena”.  Pas sjelljes së gabuar të tifozëve në derbi, Tirana rrezikon që të luajë pa tifozë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?